Kuçi: Ende nuk dihet rezultati përfundimtar

15 nëntor 2021 | 12:16

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Junikut, Agron Kuçi, ka thënë se po vazhdon t’i kryejë aktivitetet dhe detyrat si kryetar i Junikut.

Në një intervistë për Klan Kosova, ai ka deklaruar se rezultati i balotazhit të 15 nëntorit nuk është përfundimtar dhe duhet të pritet deri në fund pasi sipas tij është e mundur që të përmbyset rezultati.

“Unë si zakonisht kam dal sot dhe vazhdojë të punojë në komunën e Junikut. Ne e kemi një rezultat të ngushtë, kundërkandidati im është 29 vota përpara megjithatë akoma nuk dihet rezultati përfundimtar sepse janë mbi 50 vota të personave me nevoja të veçanta që duhet të numërohen dhe 670 vota nga diaspora që kanë ardhur përmes postës dhe e presim rezultatin përfundimtar deri atëherë”, ka deklaruar ai.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Roger Federer rrezikon të mos luajë në grand slam të…