
Kuçi: Më 14 nëntor do të fitojmë, sepse koalicioni ynë është me qytetarët
29 tetor 2021
| 21:32
Kryetari aktual i Junikut, Agron Kuçi, ka thënë se më 14 nëntor, ku në balotazh do të përballet me kandidatin e LDK-së ai do të dalë sërish fitues edhe për një mandat të ri qeverisës në këtë komunë
Kuçi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se më 14 nëntor do të fitojë, sepse koalicioni i tij është me qytetarët.
Postimi i tij:
Bashkëqytetar të dashtun!
Më 14 nëntor, ne do të fitojmë, sepse koalicioni ynë, është me Ju, me qytetarët e ndershëm dhe bujarë të Junikut!
Jemi bashkë ?
Bashkë do të fitojmë me besim dhe emër të Zotit, e me vullnetin e popullit ?
I juaji përjetësisht,
AgronKuçiJunik !