Kuçi përkrah Thaçin për dialogun me Serbinë

15 maj 2018 | 21:51

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, pas një kohë të gjatë jashtë skenës politike ka folur të martën në mbrëmje në Rubikon të KTV-së. 

Kuçi i beson Hashim Thaçit udhëheqjen e dialogut me Serbinë, pasi siç thotë ai, nuk e ka asnjë dilemë se ai mund ta dëmtojë Kosovën.

“Negociatori me përvojë më të gjatë në vendin tonë, negociatori i cili ka tregu sukses në Rambuje dhe Vjenë. Jam i bindur që në tavolinë, ka qenë me të gjithë, prej ish-presidentit Rugova, presidentit Sejdiu, pastaj kryeministrave tjerë, nuk ka asnjë negociatë, po them në Vjenë e tutje që s’kam marrë pjesë në takimet e ‘elefantëve’. Unë po them që e ka afinitetit për negociatat, jo duke i mohu të tjerët por afinitetin për negocim të tillë më të respektuar”, ka deklaruar Kuçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur për një kompromis…