Kuçi takohet ambasadorin hungarez, bisedojnë për marrëveshjen financiare Kosovë-Hungari

01 tetor 2020 | 11:47

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri hungarez në Kosovë, Jozef Bencze.

Bashkë me ambasadorin ishin edhe Kristztina Szabo, atashe për marrëdhënie ekonomike dhe Mirdita Bicaj.

Në mes të ambasadorit Bencze dhe ministrit Kuçi është diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve dhe marrëveshjet ndërkombëtare të Kosovës me Hungarinë.

Biseda është zgjeruar në Marrëveshjen për Themelimin e Programit Kornizë për Bashkëpunim Financiar, që pritet të ratifikohet së shpejti në Kuvendin e Kosovës.

Kjo marrëveshje e nënshkruar vite më parë, sipas ambasadorit Bencze ka mbetur mbrapa në konkretizim. Ndërsa ministri Kuçi ka premtuar se realizimi i projekteve në fushën e ujërave do të lehtësohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit.

“Projektet në Ferizaj, Deçan, Drenas dhe Gjakovë kanë rëndësi të veçantë dhe të gjitha janë prioritet për qytetarët e këtyre komunave, që tashmë janë njoftuar”, ka thënë Kuçi.

Ambasadori Jozef Bencze ka bërë me dije se më 13 tetor do të vijë në vizitë një delegacion i lartë nga qeveria hungareze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Nga spitali për në shtëpi, por pa fëmijë. Si mund…