Chrissy Teigen dhe John Legend vajtojnë humbjen e foshnjës

01 tetor 2020 | 11:44

“Nga spitali për në shtëpi, por pa fëmijë. Si mund të ndodhte vallë”?

Kështu është shprehur modelja e njohur Chrissy Teigen në llogarinë e saj në “Twitter”.

Modelja dhe prezantuesja e njohur ishte shtatzënë me fëmijën e saj të tretë, por që foshnja nuk ia doli të mbijetojë pasi Teigen ishte e shtruar në spital për shkak të një hemorragjie.

“Jemi të shokuar dhe ndjejmë një dhimbje të thellë, një dhimbje që nuk e kishim ndjerë më parë. Nuk mundëm dot ta ndalonim gjakderdhjen edhe pse morëm shumë transfuzione gjaku. Gjithçka nuk mjaftoi”, ka deklaruar ajo të mërkurën në mbrëmje.

Teigen e shpërndau lajmin shoqëruar me disa foto bardhë e zi, ku në krah të saj dukej dhe bashkëshorti John Legend. Çifti së bashku kanë dhe dy fëmijë të tjerë, por foshnja Jack, emri që kishin zgjedhur ta quanin, do të qëndrojë gjithmonë në zemrat e tyre. /tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka humbur jetën dje në Kryshevë të Madhe…