
Kuçi takohet me stafin e MZhE-së, njoftohet me punët në këtë ministri
05 qershor 2020
| 16:11
Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Ambientit, Blerim Kuçi, pas marrjes së postit të ministrit të këtij dikasteri, ka zhvilluar një takim me stafin e MZhEA-së.
Në këtë takim, Kuçi u njoftua me rrjedhën e punës së kësaj ministrie.
“Ministri Blerim Kuçi takoi stafin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Ambientit. Pasi pranoi detyrën, sot Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Ambientit, Blerim Kuçi takoi stafin e kësaj ministrie, më të cilët bashkëbisedoi për vijimin e punëve në Ministri”, thuhet në njoftim.
(A. M / Epoka e re)