Qeveria përfshin Postën në Pakon Fiskale

05 qershor 2020 | 16:08

Posta e Kosovës ka përfituar mjete financiare nga pako emergjente prej aksionarit të saj, Qeveria e Republikës së Kosovës, si mbështetje për humbjet që pati ndërmarrja në këtë kohë pandemie të koronavirusit COVID-19.

“Kryesuesi i Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve, Mentor Arifaj dhe U.D. Kryeshefi Ekzekutiv, Salih Morina,  në emër të Postës së Kosovës, falënderojnë Qeverinë dhe ish ministren e linjës, Rozeta Hajdari për mbështetjen financiare që i dhanë për ndërmarrjen tonë, e cila ka qenë në shërbim të qytetarëve me zyra postare në të gjitha regjionet, përfshirë edhe komunat në karantinë. Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i Postës së Kosovës, garantojnë se mjetet financiare të pakos emergjente të marra nga Qeveria e Kosovës, do t’i shpenzojnë në mënyrë më racionale në përmbushjen e obligimeve jetike operacionale për funksionim normal të Ndërmarrjes, ashtu si janë parapa sipas Pakos Fiskale COVID19. “,  thuhet nënjoftimin e Postës së Kosovës. (A. M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, mund ta zëvendësojë…