Kuçi takohet me stafin e MZhE-së, njoftohet me punët në këtë ministri

05 qershor 2020 | 16:11

Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Ambientit, Blerim Kuçi, pas marrjes së postit të ministrit të këtij dikasteri, ka zhvilluar një takim me stafin e MZhEA-së.

Në këtë takim, Kuçi u njoftua me rrjedhën e punës së kësaj ministrie.

“Ministri Blerim Kuçi takoi stafin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Ambientit. Pasi pranoi detyrën, sot Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Ambientit, Blerim Kuçi takoi stafin e kësaj ministrie, më të cilët bashkëbisedoi për vijimin e punëve në Ministri”, thuhet në njoftim.

(A. M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Posta e Kosovës ka përfituar mjete financiare nga pako emergjente…