Kufiri i Ukrainës me Poloninë vazhdon të mbetet i bllokuar nga fermerët që protestojnë

03 mars 2024 | 13:08

Kufiri i Ukrainës me Poloninë mbetet i bllokuar në të gjashtë pikat e kontrollit për kamionët për shkak të protestave të fermerëve polakë për importin e grurit nga Ukraina, sipas raporteve lokale.

Zëdhënësi i Gardës Kufitare Shtetërore, Andrii Demchenko, ka thënë në televizionin kombëtar se rreth 2 mijë e 400 kamionë kishin pritur për të kaluar kufirin që nga e diela, sipas një raporti në “The Kyiv Independent”.

Protestat mbi marrëveshjen e gjelbër të BE-së janë zhvilluar në të gjithë Evropën, por në Poloni ato kanë marrë një karakter anti-ukrainas mbi akuzat se importet më të lira kanë minuar biznesin e tyre.

Fermerët polakë tani duan të ndalojnë importin e drithit ukrainas dhe të zgjerojnë ndalimin për mallra të tjera, duke përfshirë frutat, vezët dhe mishin. Ata kanë hedhur grurë ukrainas në kufi në shenjë proteste dhe kanë bllokuar kalimin e kamionëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovë (PDK), ka thënë se…