Kujdes: Mos ia jep makinën askujt në kohë pandemie

04 korrik 2020 | 11:41

Edhe pse Britania ka vendosur të heqë disa masa ende në fuqi për shkak të pandemisë se koronavirusit, kur vjen puna tek makina, nuk mund ta ndash atë me të tjerët. Qeveria britanike këshillon që makina të mos i jepet një personi që nuk është nga familja. Por ky rregull po kritikohet pasi me lehtësimet e reja, deri në dy familje me anëtarë lejohen të qëndrojnë në ambient të mbyllur me njëri tjetrin, në lokale dhe restorante. Mediat britanike citojnë anëtarë të qeverisë të kenë thënë: Duhet të shmangni dhënien e makinës private ndaj kujtdo që është jashtë familjes..

Një tjetër vendim që mori kryeministri britanik Boris Johnson është që të mos lejojë hapjen e palestrave edhe për dy javë të tjera. Kritikët thonë se masat e vendosura janë të ngatërruara, dhe në thelb nuk bëjnë sens: Nëse lejon restorantet dhe grumbullimet me dy familje, pse të mos shkoj unë në palestër dhe vetëm? Shkruan në Metro një komentues.

Ndërkaq, në faqen zyrtare të departamentit të transportit është lëshuar kjo këshillë për qytetarët: Nëse do ju duhet të udhëtoni me njerëz jashtë grupit tuaj familjar, përpiquni të ndani transportin me të njëjtët persona çdo herë që udhëtoni dhe jo me të tjerë!

Mes të tjerash këshillohet të dezinfektohet apo të lahet mirë makina para udhëtimit:

Dritaret duhet të mbahen të hapura,

Pasagjerët të rrinë larg njëri-tjetrit aq sa e lejon hapësira brenda në makinë.

Nëse dikush e ka pasur makinën tuaj, sigurohuni duke mbajtur doreza.

Mos prekni sipërfaqet që janë prekur nga personi para.

Pastroni mirë dorezat e dyerve dhe timonin.

Lëreni makinën të ajroret para udhëtimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një studim i kryer nga Instituti Karolinksa në Suedi tregon…