
Kujtim Shala shënoi 5 gola ndaj Sarajevës dhe çmendi ish-Jugosllavinë në vitin 1988!
Fatkeqësisht në atë kohë për një gol nuk ishte futur në histori e liges jugosllave si golashenuesi më i miri.
Kujtim Shala – i shpejt, i frikshëm për rivalët dhe po ashtu për temperamentin në fushën e lojës edhe sot mbahet mend nga gjeneratat e mesme e të vjetra.
Kujtim Shala ishte halë në sy për qarqet ish jugosllave dhe serbe sidomos pas kalimit (1989) në Dinamo të Zagrebit për faktin se atje disa herë shkaktoi probleme, në Nish ngriti dy gishta, në Sarajevë nuk i duroi, iu kundërvë fuqishëm dhe në Novi Sad gati sa u përplasë edhe me tifozët e Vojvodinës.
Një ndeshje që është për mbamendje padyshim është në Prishtinë me 15 maj të vitit 1988!
Prishtina i shkaktoi humbje me rezultat 5:2 Sarajevës në ndeshjen e javës së 30-të të Ligës së Parë ish jugosllave.
Kujtim Shala – shënues i pesëfishtë, kjo tronditi ish jugosllavët.
Sepse përveç fitores spektakolare të Prishtinës, Shala i afrohet epitetit të shënuesit më të mirë të shtetit që u shua në verën e vitit 1991.
Shala bëri bujë në të gjitha ish Republikat dhe fati i keq i tij për një gol mbetet në pozitën e dytë të shënuesve me 15 gola, një më pak se Dushko Milinkoviqi i Radit të Beogradit. 15 gola kishin shënuar edhe Mirko Mihiq i Sllobodës së Tuzllës dhe Dragan Stojkoviq i Cërvena Zvezdës.
Edhe një detaj interesant, Shala për shkak se ishte shqiptar dhe njihej për qëndrimet e tija kombëtare, lihet jashtë reprezentacionit ish jugosllav nga selektori i asaj kohe Ivica Osim, nuk u ftua për në Kampionatin Botëror në vitin 1990.
Këtu kishin gisht serbët!
Shala si Shala kokëfortë, regjistroi ndeshjen e parë në fanellën e kombëtares së Kroacisë më 17 tetor të vitit 1990 kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në ndeshjen revyale që u luajt në “Maksimir” të Zagrebit, ende pa u shpërbë ish Jugosllavia.
Kjo ndeshje ndezi zjarrin, shumë polemika e reagime të ashpra nga serbët dhe nostalgjikët ish jugosllav, si është mundur të luhet një ndeshjes brenda një shtetit artificial RSFJ, mes Kroacisë dhe SHBA-së e para 30 mijë shikuesve, ku fituan kroatët me 2:1!
Kroacia nuk pyeti askënd, tregoi karakterin e fortë dhe paralajmëroi se brenda vitit e ardhshëm – 1991, nuk do të ketë më Jugosllavi ashtu edhe ndodhi! Shembet shteti artificial.
Prishtina – Sarajeva 5:2
Stadiumi i Qytetit në Prishtinë.
Shikues: 15.000.
Gjyqtar kryesor Joviq i Splitit, anësorë Babarogiq i Beogradit e Karmelit i Mariborit.
Shënues: Kujtim Shala (21′, 22′, 45′, 73′ e 85′) – Llapashtica (53′ – autogol ) e Glluhaçeviq (66′).
Kartona të verdhë: Kupreshanin
Prishtina: Shukri Paçarada 6, Gani Llapashtica 7, Isa Sadriu 7, Goran Popuvac 7, Sllavenko Kuzeleviq 7, Xhevdet Muriqi 8, Mensur Nexhipi 6, Sahit Kelmendi 7, Dragan Lepinjica 6, Fadil Muriqi 6 (Fahredin Duraku) dhe Kujtim Shala 10.
Sarajeva: Llugusgiq 6, Radelash 6, Koprivica 6, Pustivuk 7, Bilak 6, Media 6, Jakovleviq 6, Kupreshanin 6, Barnjak 6 (Guzina), Janjosh 7 dhe Glluhaçeviq 6 (Arnaut). Marrë nga Kemajl Goca.