Kujtohen dëshmorët e Prishtinës

19 prill 2023 | 13:24

Në nderim të 18 Prillit, ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, “Shoqata Malësia e Marecit” të cilën e udhëheq kryetari Shaip Pacolli, ditë më parë organizoj pastrimin e varrezave të Dëshmorëve në fshatrat e Marecit.

Po ashtu për t’i nderuar dëshmorët me datë 18 prill 2022, në sheshin “Zahir Pajaziti” në bashkëpunim me Transfuzionin e gjakut të QKUK-së, u organizua dhurimi vullnetar i gjakut, ku përveç anëtarëve të “Shoqatës Malësia e Marecit”, gjak dhuruan edhe një numër simbolik i qytetarëve.

Vullnetarët e gjakut i vizitoj edhe ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Arben Vitia, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku dhe shumë personalitete të shoqërisë civile.

Shoqatat e dala nga lufta, dhe “Shoqata Malësia e Marecit”, të shoqëruara nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bënë homazhe dhe vunë kurora lulesh në varrezat e Dëshmorëve të Prishtinës.

Në orët e pasdites Kuvendi Komunal i Prishtinës organizoi akademi përkujtimore për 76 dëshmorët e Komunës së Prishtinës, që u mbajt në Sallën e kuqe në Pallatin e Rinisë, e cila ishte e mbushur me qytetarë të Prishtinës.

Akademinë e moderoi Arbana Qeriqi.

Në emër të Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së foli kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Naser Pacolli, i pasi përmendi vlerat, meritat dhe kontributin kolosal të dëshmorëve për lirinë që e gëzojmë sot. Mes emocionesh, mes tjerash përmendi vështirësitë ekonomike që po kalojnë familjet e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së edhe 24 vite pas luftës.

“Të lëna në harresë nga institucionet, ndërkohë që aq shumë buxhet i Republikës së Kosovës është derdhur për t’i rahatuar minoritetet, kategoritë më meritore për lirinë e Kosovës ende po vuajnë për gjëra elementare, siç është banimi, punësimi, çështjet shëndetësore etj”, ka potencuar Pacolli.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli me pietet për dëshmorët dhe ndër të tjera tha se 18 prilli jo rastësish është edhe Dita e Monumenteve, dhe rastësia e kësaj date që përkon me ditën e dëshmorëve nuk më duket edhe aq rastësi, sepse dëshmorët janë monument në zemrat dhe mendjet e popullit tonë.

Akademia u shoqërua edhe me program artistik, një pikë baleti dhe një recital për dëshmorët të cilin e deklamoj aktori Avdi Gërvalla!

Dëshmorët janë Historia dhe Lavdia e popullit tonë.
Ata janë liria jonë.
Liria dhe të rënët për liri meritojnë më shumë respekt.
Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe nderimi për Dëshmorët.
Qoftë e përjetshme Liria.
Borxhin ndaj Tyre e kemi të përjetshëm.
Gjaku u bëftë dritë.
(për aq sa artita të i formohem, në këtë ngjarje të rëndësishme ku u kujtuan dëshmorët e kryeqytetit të Kosovës Prishtinës, nuk morën pjesë qeveritarët dhe gazetarët)

Shefqete Gosalci
Prishtinë
18 prill 2023

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftim shuarjen vullnetare të subjektit afarist Në bazë të Ligjit…