Kuka: Shteti nuk prezantohet me shëtitje dhe fotografi

24 korrik 2019 | 12:53

Trajneri i xhudos, Driton Kuka është i zhgënjyer me sukseset e sportistëve të rinjve tanë në Lojërat Evropiane që po mbahen në Baku.

“Prezantimi i shtetit donë përgjegjësi e jo të shkohet në gara për shëtitje e fotografi”, ka shkruar Kuka në “Facebook”.

Postimi i plotë i Driton Kukës pa ndërhyje

Në Baku po mbahen EYOF ose Lojërat Evropiane për të rinj …
Gara këto të sportistëve të rinj 14-18 vjeç
Deri sot performancë e dobët e krejt sportistëve në të gjitha sportet përfshi edhe Erzen që llogaritej favorite për medalje …
Kjo është alarmante se garuesit e rinj spo ndërtohen si duhet në Kosovë.
Për tjerat sporte se di por për Erzen e edhe disa garues të ekipit tim saktësisht e di shkakun dhe arsyen e paraqitjes shumë të dobët!
Sporti Kulminant don jetë Sportive 100 për qind përfshi këtu edhe daljet e shpeshtuara duke zvogëluar kështu fokusin për gara serioze!
Përgjegjësi do kërkoj nga secili veç e veç,në ekipin tim!
Prezentimi i shtetit don përgjegjësi e jo të shkohet në gara për shetitje e fotografi!
Deri në fund të EYOF ka ende garues,të shpresojmë …
Çdo federatë e trener merrini përgjegjësitë e mos i bani qef vetes se kryhet gara e çdo send harrohet,këtu po i përfshij edhe njerëz në stafin e trenerëve në ekipin tim e patjetër edhe unë dua të marr përgjegjësitë e mia.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria e Ferizajt ka dhënë detaje për operacionin e sotëm…