
Kumbulla, afër marrëveshjes me Romën
15 shtator 2020
| 15:45
Interesim për Marash Kumbullën që një kohë të gjatë ka shfaqur Interi dhe Lazio por me sa duket kjo nuk është një garë dyshe pasi në valle për futbollin e kombëtares shqiptare është futur dhe Roma. Sipas “Sportmediaset”, verdhekuqtë janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Marash Kumbullën.
Duke parë vështirësitë për të rimarrë Smallingun nga Manchester United, Roma ka kthyer vështrimin nga Kumbulla. Mbrojtësi kuqezi do t’i kushtoj Romës 20 milionë euro.