Kundërshtohet kriteri i gjuhëve të huaja për studime master e doktoratë, kërkohet shfuqizimi i Udhëzimit Administrativ

22 shkurt 2020 | 21:39

Kjo pas një Udhëzimin Administrativ të miratuar nga qeveria e Kosovës në prill të vitit 2018.

Ky Udhëzim Administrativ, obligon studentët që të pajisen me certifikatë të njohjes së gjuhëve të huaja të nivelit A1 dhe A2 për studime në master dhe së paku B1 dhe B2 për studime të doktoratës.

Të interesuarit që planifikojnë të regjistrojnë studimet master po e konsiderojnë të padrejtë udhëzimin që i obligon të kryejnë kurs të gjuhëve të huaja para se të regjistrojnë studimet.

Studentët, me një certifikatë të tillë mund të pajisen në një ose dy institucione private dhe duhet të paguajnë nga xhepi i tyre shumën e nevojshme. Udhëzimi Administrativ jep mundësinë që kandidatët që mund të zgjedhin njërën nga pesë gjuhët në të cilën mund ta kryejnë kursin si: gjuhë angleze, gjuhë gjermane, gjuhë frënge, gjuhë italiane dhe gjuhë spanjolle.

Lidhur me këtë kriter, studentët e Universitetit të Prishtinës po shprehen se paraqet barrë financiare dhe nuk është i organizuar mirë. Shumica e tyre pohojnë se një testim i tillë duhet të kryhet në fakultetet përkatëse dhe jo në institucione private.

E pothuajse njëlloj me studentët mendon edhe eksperti i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja. Ai ka thënë se njohja e gjuhëve të huaj është problem i studentëve, por është shprehur se ka shpërputhje midis kërkesave dhe realitetit në Universitetin e Prishtinës.

Qehaja ka vlerësuar se udhëzimi administrativ është i destinuar për të krijuar monopol që të përfitojnë grupe të caktuara të interesit, dhe ka kërkuar që udhëzimi administrativ të revokohet dhe të kthehet mbrapa, duke shtuar se testin për gjuhë duhet të bëjë vet Universiteti.

Qehaja gjithashtu është shprehur se pret që udhëzimi administrativ të revokohet si dhe shumë udhëzime të tjera që nuk përkojnë me situatën reale të studentëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Itali është…