Kupa e Botës fillon më 21 nëntor

16 korrik 2020 | 11:07

FIFA ka dalë me një njoftim zyrtar se kur do të zhvillohet Kupa e Botës e vitit 2022. Tashmë është konfirmuar se Katari është nikoqir i evenimentit më të madh në botën e futbollit.

Shtëpia e futbollit botëror bëri të ditur se ky eveniment do të fillojë më 21 nëntor të vitit 2022 dhe do të përfundojë më 18 dhjetor të po atij viti. Këto data janë caktuar shkaku i të nxehtit të madh që mbretëron atje dhe nuk mund të zhvillohet në muajt e verës. K

a pasur kritika ndaj organizatorëve se punëtorët që merren me ndërtimin e stadiumeve po punojnë në temperatura të larta dhe nuk po trajtohen mirë. FIFA kishte reaguar me inspektim të punimeve dhe punëtorët nga atëherë punojnë vetëm kur temperaturat janë më të ulëta. Kështu, nga kjo rrjedhë është marrë edhe vendimi që Kampionati Botëror të zhvillohet kur temperaturat janë më të ulëta atje, derisa në shumë vende të botës fillon sezoni i dimrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani BDI dhe Ali Ahmeti te shqiptarët janë fituesit…