Kupa e Italisë, Como pret Interin
03 mars 2026
| 15:41
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda pritet të jetë startues te Como në ndeshjen kundër skuadrës së Interit.
Como dhe Inter, do të përballen në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, me ndeshjen e parë që luhet sonte prej orës 21:00.
Te Como prej minutës së parë, do të aktivizohet Vojvoda që ka treguar paraqitje të mira së fundmi dhe ka shënuar gol në fitoren ndaj Juventusit.
Como, po ashtu edhe në Serie A zë vendin e pestë në tabelë me 48 pikë kurse Interi është lider dhe po marshon drejt titullit të kampionit me 67 pikë të mbledhura.



