Kupa “Nënë Tereza” bën jehonë në mediat e huaja, pritet përgjigjja nga UEFA

17 janar 2020 | 12:10

Shqipëria dhe Kosova kanë nisur hapat e parë të bashkimit nëpërmjet sportit me anë të krijimit të Kupës “Nënë Tereza”.

Në këtë kompeticion do të marrin pjesë klube nga të dyja vendet, ndërsa është kërkuar në UEFA që fituesi të ketë mundësinë e pjesëmarrjes në kupat evropiane. Një gjë e tillë ka marrë jehonë të madhe edhe në mediat e huaja, të cilat kanë nisur të flasin mbi këtë temë.

Zyrtarët e futbollit në Shqipëri dhe në Kosovë kanë kërkuar mbështetje qeveritare, për sigurim të vlerës monetare që do t’u shpërndahet ekipeve, ndërsa mediat e huaja, duke nisur nga Franca, Italia, Spanja apo Anglia, tregojnë se e vetmja gjë që tani pritet është përgjigjja nga UEFA, pasi çdo gjë tjetër është gati për t’u jetësuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjithçka ka ndonjë arsye të veçantë. Nuk jemi mësuar të…