Kur do të hidhet shorti në Ligën e Kampionëve?

10 dhjetor 2021 | 11:04

Ka përfunduar tashmë faza e grupeve në Ligën e Kampionëve. Janë mësuar 16 skuadrat që me 13 dhjetor shorti do t’i hedhë përballë njëra-tjetrës në luftën për të arritur deri në finalen e 28 majit.

Shorti do të hidhet të hënën nga ora 12:00 në Nyon të Zvicrës.

Përveç Ligën e Kampionëve, do të hidhet dhe shorti i Ligën e Evropës dhe Conference League.

16 skuadrat finaliste janë ndarë në dy grupe. Në grupin e parë bëjnë pjesë ato skuadra që kanë dalë të parat në grupet respektive. Dhe në grupin e dytë, ato që kanë përfunduar të dytat në fazën e grupeve.

Grupi 1: Ajax (HOL), Bayern Munich (GJER), Juventus (ITA), Liverpool (ANG), LOSC Lille (FRA), Manchester City (ANG), Manchester United (ANG) dhe Real Madrid (SPA).

Grupi 2: Atletico Madrid (SPA), Benfica (POR), Chelsea (ANG), Inter (ITA), Paris Saint-Germain (FRA), Salzburg (AUT), Sporting CP (POR) dhe Villarreal (SPA)/ Atalanta (ITA).

Në raundin e të 16-ve nuk përplasen skuadra nga i njëjti vend dhe ato që kanë qenë pjesë e të njëjtit grup në raundin e grupeve. Ndeshjet luhen me sistem vajtje-ardhje.

Ndeshjet e para të rundit të ardhshëm në Champions do të luhen me 15/16 dhe 22/23 shkurt 2022.

Ndeshjet e kthimit do të luhen më 8/9 dhe 15/16 mars 2022. Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve për këtë sezon do të luhet më 28 maj 2022 në stadiumin “Gazprom Arena” në Shën Petersburg të Rusisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, së bashku…