Kur faturat e rrymës u shtrenjtuan, Kurti hapi debatin për listat e veteranëve

06 prill 2022 | 08:32

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, thotë se nuk janë 60 mijë veteranë që përfitojnë nga buxheti i shtetit. Tema e verifikimit të listave të veteranëve, Haxhiu thotë se u rihap nga kryeministri Albin Kurti për ta larguar vëmendjen nga dështimet e qeverisë.

“U spekulua shumë për numrin 60 mijë. Tash në bazë të Entit të Statistikave të Kosovës, po del se të regjistruar janë 37 mijë, veteranë dhe jo 60 mijë. Nuk përfitojnë 60 mijë veteranë nga shteti por janë 37 mijë”, tha Haxhiu.

Ai tha se Kurti e hapi temën e veteranëve pas shtrenjtimit të rrymës.

“Në periudhën kur u hap kjo temë, ishte momenti kur shumicës së qytetarëve u shkoi fatura e energjisë elektrike më shtrenjtime, pra përpjekje me mbuluar dhe me tërheq vëmendjen nga ajo që po ndodh, sepse ka qytetarë që  50 – 60 për qind të pagës së tyre e kanë shpenzuar me paguar rrymën”, theksoi ai.

“Sot mendoj se hapja e kësaj teme në raport me zhvillimet dhe interesat e qytetarëve bëhet më shumë për të mbuluar hapësirën mediatike pas dështimeve në mbështetjen e qytetarëve në këtë kohë krize”, tha Haxhiu.

Sipas kryeministrit Albin Kurti, UÇK-ja ka rreth 20 mijë veteranë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i PDK-së dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Bekim Haxhiu, ka…