
Kur gjëmojnë tytat, puthen vashat
“Kur gjëmojnë topat, heshtin muzat” thotë një proverb i njohur latin. Kjo shprehje ka kuptim në letërsi. Shkrimtarët e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, krahas veprimtarisë atdhetare, në veprat e tyre rrëfim të veçantë kishin edhe për dashurinë. Heronjtë e veprave të tyre edhe bënin luftë, edhe dashuronin. Por, para dashurisë, zgjedhnin ta linin kokën për atdhe.
Pamjet që vijnë në këtë kohë nga lufta në Ukrainë, përpos që na sjellin ndër mend thënien latine, na kujtojnë edhe personazhet e veprave letrare të kohës së Rilindjes Kombëtare. Ushtarët ukrainas në këtë kohë po veprojnë njëjtë si heronjtë e veprave. Po përqafohen me të dashurat e po nisen për luftë për çlirimin e vendit nga pushtuesi rus.
Ja disa fotografi në të cilat çiftet ukrainase përshëndeten në fushëbeteja. / Epoka e re/