“Kur goditi Chris-in, na goditi të gjithëve”, nëna e komedianit shpërthen ndaj Will Smith

24 prill 2022 | 17:46

Nëna e Chris Rock, Rose ka folur së fundmi për incidentin në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, ku aktori Will Smith goditi me shuplakë të birin e saj.

Ngjarja famëkeqe ndodhi pasi komediani bëri një batutë për flokët e gruas së aktorit, Jada.

Në një emision radiofonik, Rose tha se po e shikonte evenimentin nga shtëpia dhe se fillimisht mendoi se incidenti ishte i inskenuar derisa Smith filloi t’i thoshte që “largoje emrin e gruas time nga goja jote e ndyrë”.

“Kur ai goditi Chris-in, ai na goditi të gjithëve. Ai më goditi vërtet me shuplakë. Sepse kur lëndon fëmijën tim, më lëndon edhe mua”, tha Rose. Ajo iu referua gjithashtu përjashtimit 10-vjeçar të Smith nga Akademia dhe shprehu pakënaqësinë e saj.

Vetë Chris nuk ka bërë asnjë deklaratë kundër Smith. Vetëm për audiencën e tij, gjatë turneut të tij aktual botëror, ai tha: “Unë jam ende duke përpunuar atë që ndodhi, kështu që në një moment do të flas. Do të jetë serioze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moderatorja Fjoralba Ponari ka treguar për ndjekësit e saj se…