Kur shoferët e kamionit i kap inati (Video)

18 dhjetor 2019 | 19:07

Një video tregon dy shoferë kamioni kokëfortë që rrezikojnë të shkaktojnë aksident pasi hanë inat me njëri-tjetrin duke mos hapur krahun.

Videoja është xhiruar në një autostradë në Bangkok të Tajlandës, në 12 dhjetor.

Një kamion me një kontenier të madh përpiqet të parakalojë një kamion më të vogël me 10 rrota, por i zihet rruga në disa raste.

Kamionët shihen duke ndryshuar shpesh korsitë, duke penguar edhe makinat pas tyre që të parakalojnë.

Pasi kamioni pas arrin të parakalojë, tjetri tenton të bëjë të njëjtën gjë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një intervistë të re për NPR, Charlize Theron tha…