KUR THEMI “PREKAZ”!
Isa Ferizaj
Në historinë e një kombi ka emra vendesh, emra njerëzish, apo ngjarjesh madhore historike që kanë lënë, apo lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e kombit. Kështu mund të përmendim emrin e Krujës legjendare, bashkë me emrin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skenderbeut; emrin e Epokës Skenderbegiane; emrin e Epokës së Rilindjes tonë Kombëtarë, bashkë me emrat e rilindësve që ndriten me dritën e Diellit në qiellin e mbuluar nga retë e pushtimit në një nga kohërat më të errëta e më të gjata nën pushtimin osman të kombit e truallit tonë; emrin e Ismail Qemalit e të veprës së tij atdhetare, Shpalljes së Pavarësisë; emrin e Luftës së Vlorës e të Selam Musa Salarisë; emrin e Revolucionit Demokratik të vitit 1924 dhe të Bajram Currit e Fan Nolit, Avni Rrustemit, Hasan Prishtinës e Luigj Gurakuqit; emrin e Epopesë më të lavdishme të historisë së kombit tonë, atë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, së bashku me emrin e Heroit Kombëtar, Enver Hoxha, si organizatori, ideatori, frymëzuesi, udhëheqësi, strategu i fitoreve të njëpasnjëshme të popullit shqiptar në afro një gjysëm shekulli (në gjysmën e dytë të shek. XX ); emrin e PKSH (PPSH) në lidhje të ngushtë me emrin e themeluesit të saj, udhëheqësit të saj largpamës, trim e të guximshëm, burrshtetasit legjendar, diplomatit brilant e të urtë, komandantit të përgjithshëm të Ushtrisë Antifashiste Nacionalçlirimtare, njeriut më të madh të kombit që e nxori atë nga errësira shumëshekullore mesjetare, në dritën e vertetë të lirisë e të emancipimit shoqëror, birit më të dashur të të gjitha zemrave të verteta shqiptare, qendrestarit të pashoq në historinë bashkëkohore moderne e atdhetarit më të vendosur në mbrojtjen e kombit, atdheut e të vlerave të shqiptarisë, Enver Hoxhës.
Po kështu, kur permendim emrin e Kosovës heroike, nuk mund të mos permendim emra të mëdhenj vendesh, ngjarjesh e figurah historike me peshë gjithëkombëtare, si: Prizrenin me Lidhjen Shqiptare e me emrat e mëdhenj të Abdyl Frashërit, Ymer Prizrenit e, Sylejman Vokshit; emrin e Boletinit me emrin e “Robin Hudit” shqiptar, Isa Boletinit; emrin e Drenicës, së bashku me emrat e Azem Galicës e Shote Galicës, emrin e çdo pëllëmbe toke shqiptare aty, së bashku me emrat e mëdhenj të Tahir Mehës, Shaban Polluzhës, Emin Durakut, Rexhep Malës, Isuf Gervallës e Kadri Zekës, Afrim Zhitisë e Nuhi Berishës, etj., etj.
Por, një emer në trojet tona, sa të lashta edhe me histori të reja të pashoqe askund në këtë botën “moderne”, për nga heroizmi, nderi e krenaria, lavdia e pavdekësia, si ai i PREKAZIT të Drenicës legjendare, nuk mund të mos permendet në këto kohëra e në ato që do të vijnë, si emri që meriton aq nderim e mirënjohje nga i gjithë kombi ynë.
Kur themi PREKAZ, mendja jonë lidhet logjikshëm me ngjarjen që shenoi kthesën më të madhe historike në kahun e shqiptarëve, ngjarjen që me të drejtë mund ta krahasoj me “Betejën e Stalingradit” në Luftën e Dytë Botërore, që edhe ajo përcaktoi fatin e shpetimit të njerëzimit kudo në botë, nga shfarosja prej bishës nazi-fashiste hitlerjane. Prekazi legjendar, ky fshat shqiptar e plot atdhetari e shqiptari, në pranverën e vitit 1998, në atë fillim marsi, sa tragjik, aq edhe heroik e lavdimadh, trokiti në ndergjegjen e Kombit me më të mirën vlerë që kombi kishte mundur ta ruajë, të përcjellë nga një brez tek tjetri, shekujve të robërisë e kohërave të qendresës, me atë vlerë që vetëm trimat shqiptarë dinë ta përdorin e ta çmojnë si jetën e tyre, më QENDRESËN legjendare gjithëpopullore kundër një ushtrie të një shteti barbar e më antishqiptari në histori, të armatosur gjerë në dhëmbë me armatimin më modern të kohës, siç ishte ushtria pushtuese çnjerëzore, serbe e asaj kohe.
Prekazi legjendar, u bë i tillë edhe falë një akti madhor, të paparë askund në historinë e kombeve shumë më të mëdhenj se ai i yni, atij të flijimit të ndergjegjshëm të 56 pjesëtarëve të një familjeje heroike e legjendare shqiptare, për një çështje të shenjtë, siç ishte Çlirimi i Kosovës dhe i popullit shqiptar nga robëria shekullore serboçnjerëzore. Kjo familje e madhe, jo për nga numri i anëtarëve që ia fali lirisë, pasi ky numer ishte me të vertetë shumë i madh, por për nga madhështia e vlerave që ia fali shqiptarisë, ishte familja e Shaban Jasharit, biri i të cilit, Adem Jashari, u shndërrua në ditët më të errëta të robërisë, në diell, në shpresë, në guxim, në burrëri e pathyeshmeri shqiptari të vertetë, që u vu në ballë të luftës çlirimtare të shqiptarëve atje, që u vu në krye të UÇK-së së pathyeshme e, të pavdekshme, fitimtare e legjendare. Prekazi dhe emri lavdimadh i Familjes JASHARI u shndërruan shumë shpejt në zemren e kujtesën e pashlyeshme të mbarë kombit, si vendi e simboli ku kombi përulet para tyre me nderim të pashoq, perulet para qendrestarisë e shembelltyres heroike të tyre, sepse ky fshat me emer nderi në historinë tonë kombëtare moderne e, kjo familje e madhërishme, gjak i gjakut të kulluar të rracës shqiptare, u shndërruan në kryeqytetin e kohërave moderne të shqiptarisë e, në simbolin frymëzues, plot lavdi të rracës shqiptare midis rracave të njerëzimit të të gjitha kohërave.
Kur themi PREKAZ, kemi thënë Shqiperi, kemi thënë Krujë e Prizren, Vlorë e Kaçanik, Tiranë e Prishtinë, Shkodër e Gjakovë; Ulqin e Manastir; Janinë e Mollë e Kuqe; Preshevë e Durrës. Prekazi është vendlindja e EPOPESE më të lavdishme të UÇK-së dhe Luftës së saj legjendare Çlirimtare; është vendi ku çdo vrimë në shtepitë e tij, hapur prej plumbave dhe predhave të armikut, u shnërrua në fole jete. Nga ato predha e plumba nuk u shua jeta shqiptare. Në ato “fole” rilindi jeta, ato u shndërruan në fole shqiponjash, ku nënat shqiptare rilindën jetët e reja, rilindën trimerinë e lavdinë, bash si shqiponjat krenare, kur lindin e rritin bijtë e vet në çerdhet e tyre të pamposhtura, sulmuar nga rrebeshet e natyrës.
Themi “Prekaz” dhe menjëherë mendja na shkon tek kjo Europa e sotme që nuk pati kurr kurajon të denojë padrejtësitë e plagët e shumta e të përgjakura që ia shkuktoi kombit tonë, ajo Europa “e vjeter”, nënë e kësaj të sotmes. Prekazi, është aktakuza më e rëndë që kombi ynë i ka bërë histories e asaj Europës plakë, aktakuzë nga e cila as Europa e sotme, as “drejtësia” nderkombëtare, nuk munden e, as do të mund të çlirohen, pa i çuar në zgjidhje të drejtë e të plotë të gjitha padrejtësitë që na i kanë bërë ata si komb. Prekazi është thirrja e ndergjegjës së shëndoshë atdhetare shqiptare, për të mos harruar dhimbjet që na shkaktoi historia, për të degjuar zërin e deshmorëve e të heronjve të kombit, rënë në altarin e lirisë e të lavdisë, në të gjitha kohërat; është kushtrim që pisket në qiellin e shqiptarisë, deri në plotësimin e amanetit të të rënëve të nderit, atë të Ribashkimit të Kombit e të trojeve tona. Vetem, kështu, e kemi të drejtën morale që ta përmendim e ta therrasim, kudo e kurdoherë, emrin e Prekazit të Drenicës së Kosovës – Shqiperi, heroike e lagjendare.
Sot në 23 -vjetorin e Epopesë së lavdishme e emermadhe të Prekazit, kush e di se sa djem shqiptarë mbajnë me nder e me krenari, emrin “Prekaz”, çka flet për atë depertim të thellë në ndergjegjen e kombit tonë të lavdisë së këtij fshati shqiptar. Ky fhat, është fshati i vetem në botë, si “kryeqyteti” i lavdisë e i nderit të një vendi, kombi, vlerësim ky i plotmerituar.
Kur themi “PREKAZ”, kemi thënë LAVDI, ne flasim me historinë, me krenarinë, me shqiptarinë, me pavdekësinë kombëtare, prandaj, brezat e sotëm duhet ta përcjellin tek ata që vijnë pas tyre si kryevlerën e rracës së tyre, që detyroi botën e padrejtë ndaj nesh, që të bjerë në gjunjë para mrekullisë e shpirtmadhështisë shqiptare, por që, edhe zgjoi nga gjumi botën “mike” për ta degjuar zërin e zemren tonë, për ta kuptuar e mbështetur atë në momentet më të veshtira për kombin. Prekazi është emri që lidh majamalet e lavdisë së historisë së kombit tonë, është libri më i madh që u shkrua vetem me gjak shqiptarësh dhe, që s’lejon askënd që ta keqlexojë apo ta rishkruajë ndryshe nga ç’e shkroi familja e kryelegjendarit e Komandantit vigan të UÇK-së, Adem Jasharit. Prekazi është Kosova, është Lugina e Preshevës, është trualli ynë mbetur në Maqedoni, është Çameria, është toka shqiptare mbetur tragjikisht në Mal të Zi e, mbi të gjitha është Shqiperia natyrore dhe shqiptaria.
Tiranë, më 06 mars 2021