Kur u dridh Banjska, Kurti e pranoi Asociacionin

21 nëntor 2023 | 08:43

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në Dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, tha se sulmi në Banjska kishte dy qëllime: krijimin e Asociacionit dhe nxitjen e konfliktit në veriun e Kosovës.

Sipas saj, me rastin e Banjskës, Asociacioni po lëviz, derisa shtoi se tashmë Kurti dhe gjithë përfaqësuesit e Vetëvendosjes e kanë plot gojën “Asociacion”.

“Banjska ka pas dy qëllime: një qëllim ka qenë me e shty Asociacionin përpara dhe pati sukses sepse si u dridh Banjksa, Kurti që të nesërmen pranoi Asociacionin, tha do ta themelojmë. Nuk e bëri vet por e kishte shty presidenten meqë është bërë si kukull e Kurtit, meqë s’ka vota, aty e dominon Kurti”.

“Edhe ai pastaj tha. Pra aty fitoi Serbia, në kuptimin që po lëviz procesi, ndërsa atë synimin kryesor ka qenë që të nxis një konflikt në mënyrë të bëhet një luftë, pra të bind botën se veriu, pra të bëhet ajo lëvizja e territoreve apo kufijve, kjo ka qenë. Atë të parën pati sukses, Asociacioni po lëvizë, tashmë të gjithë e kanë pranuar madje edhe këta të VV-së plot gojën Asociacion, pa turp, edhe Albini, por a janë këta që ishin kundër? A erdhi në pushtet duke i kundërshtuar?”, tha Tahiri në Tëvë1.

Tahiri konsideron se për herë të parë është pranuar një marrëveshje pa njohje reciproke, derisa shtoi se Kurti e vuri Kosovën në një pozitë nënshtruese.

“Shikoni, për populista me gjet argumente fallso e kanë të lehtë sepse populisti e ka profesion që të dijë të manipuloj me opinionin publik. Kështu që gjithmonë gjejnë vërejtje. Unë sot duke e parë që kemi rënë në një pozicion të rëndë. Kosova është duke shkuar në humnerë. Pse? Kurti e vuri në një pozitë nënshtruese Kosovën. Shikoni ku jemi në Dialog, së pari një marrëveshje e parë pa njohje reciproke”, u shpreh Tahiri.

Tahiri, tha se kryeministri Albin Kurti njëherë i ka thënë jo Asociacionit, derisa sipas saj tani e ka ndërruar bindjen duke i thënë po dhe se sipas saj nuk po din të thotë jo më për asgjë.

Tahiri foli për pranimin e Asociacionit nga ana e kryeministrit Albin Kurti, për çka tha se është dorëzuar komplet para kësaj kërkese të cilën e kishte kundërshtuar në të kaluarën.

“Jo, jo, jo, jo thoshte Kurti, pastaj Po, po, po, nuk po din me thënë jo më, është dorëzuar komplet, pse? Është i padijshëm. Nuk ka njohuri politike, nuk ka njohuri as praktike, as shkencore për marrëdhënie ndërkombëtare, as për negociata. Është një njeri i cili e shfrytëzoi lirinë, që është në rregull, pra u ngrit me protesta që ia krijuam ne lirinë, që është në rregull, por në rregull është, është demokratike. Se Kurti ka mundur bashkë me neve me luftu se ka qenë 20 vjeçar. Çka ka bërë? Kurrgjë hiq, një, nejse protesta po por po flasim veprimtari shtetbërje nuk ka bërë asgjë dhe në fund u bë aq i zhurmshëm sa edhe në Shqipëri u formuan degët e VV-së. I besonin që do të bëjë bashkimin kombëtar. Çfarë ndodhi ditën që u bë kryeministër, e vizitoi Shqipërinë, drejt te Skënderbeu në Lezhë, i tha nuk e bëjë dot bashkimin kombëtar, s’ma lejon Kushtetuta. Pra krejt këto janë ato dështimet do të thosha jo vetëm të Kurtit, ai po e dështon Kosovën se sa për të se s’ka problem a fiton a nuk fiton prapë, por Kosova sinqerisht shumë keq i ka punët”, u shpreh Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë është përfshirë…