Digjet një zyrë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në QKUK
21 nëntor 2023
| 08:41
Objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së martës.
Më saktësisht një zyrë në katin e dytë të këtij objekti.
Lajmin e ka konfirmuar udhëheqësi i zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi.
“Një zyrë në katin e dytë të objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore është përfshirë nga zjarri. Ekipet kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Sipas informatave që kemi, nuk ka persona të lënduar”, ka deklaruar Gashi.
Objekti i IML-së ishte përfshirë nga flakët edhe në fund të marsit.