E kërcënoi ish-të dashurën me vrasje dhe publikim të fotografive intime, arrestohet
21 nëntor 2023
| 08:38
Është arrestuar një person dje në Obiliq pasi ka kërcënuar me vrasje dhe me publikim të fotografive intime ish-të dashurën.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur mes viteve 2021-2023.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Obiliq, gjatë viteve 2021-2023. Viktima femër kosovare raporton se ishte shantazhuar dhe kanosur nga i dyshuarin mashkull, i cili e kishte kushtëzuar që në rast se viktima nuk vazhdon lidhjen e dashurisë me të dyshuarin që e kishin pasur më herët, i dyshuari do t’i publikojë fotot intime të viktimës dhe do ta vriste atë ose ndonjë anëtar të familjes së saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.