Rrokulliset kamioni në rrugën Komoran-Carralevë

13 nëntor 2026 | 12:15

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në rrugën Komoran-Carralevë, ku është rrokullisur rimorkioja e një kamioni, duke shkaktuar pengesa në qarkullimin e automjeteve. Si pasojë, kjo pjesë e rrugës është bllokuar, ndërsa shoferët po detyrohen të shfrytëzojnë rrugë anësore për të vazhduar udhëtimin. Sipas informacioneve të deritanishme, nga ky incident raportohet vetëm për dëme materiale, ndërsa nuk ka të dhëna për persona të lënduar. Rrethanat në të cilat ka ndodhur rrokullisja e rimorkios ende nuk dihen.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Etrit Berisha ka folur pas ndeshjes së fituar nga Kombëtarja…