KURBAN

18 tetor 2023 | 16:28

Sabile Keçmezi-Basha

Nuk është asgjë
Ama bash asgjë
Të bëhesh kurban
Për Itakën

Ne emër te saj
Të fali edhe frymën e fundit
Ecejaket…
Të gjitha ëndrrat
Që më vite
I thura gërshet

Merri te gjitha
Po qese do
Merri edhe tiktaket e fundit
Qe jetë i thonë

Unë,
Kurban
Ne rrugët me pikëpyetje

Kurban, ne muzgun e ëndrrës
Gjithsesi
Për Itakën
Unë kurban
…..kurban…
Për çdo damar…
ITAKË

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sabile Keçmezi-Basha Sot, Baba U takuam përsëri Si gjithmonë Në…