
“Kurrë, në asnjë rrethanë”- Brahimaj thotë se s’ka votë për bashkëpunim me Kurtin
29 maj 2025
| 21:00
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj është shprehur i qartë se nuk do të ketë një marrëveshje mes AAK-së dhe Vetëvendosjes.
Brahimaj ka thënë se dëmet që qeveria Kurti i solli Kosovës janë të pariparueshme dhe se Aleanca në asnjë rrethanë nuk hynë në qeveri me VV-në, transmeton Periskopi.
“Edhe nëse krejt Aleanca vendosin me bashkëpunu me Kurtin, unë personalisht nuk do ta jepi votën për çfarëdo formacioni për bashkëpunim me Kurtin në asnjë rrethanë, dhe kjo është thënë me dhjetra edhe nga Haradinaj dhe shumica e strukturave të AAK-së. Dëmet që ka bërë qeveria Kurti me Kosovën janë të pariparueshme dhe asnjë rrethanë nuk hyjmë në qeveri me VV-në”, ka thënë Brahimaj në kanal10.