Kurteshi kritikon KQZ-në për procesin e zgjedhjes së kryshefit ekzekutiv

30 shtator 2020 | 12:33

Përfaqësuesi i LV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, ka kritikuar këtë institucion për procesin e zgjedhjes së kryshefit ekzekutiv.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se në këtë proces janë bërë shkelje.

“Ky proces ka filluar në fund të qershorit me hapje të konkursit për kryeshefin ekzekutiv, dhe për shkak të procedurave dhe për shkak të gjendjes me pandeminë janë bërë zvarritje, por kanë qenë të arsyeshme. Por ajo që ka qenë më e rëndësishmja, se në procesin e përzgjedhjes, pas shpalljes së konkursit dhe pas dorëzimit të dokumenteve të kanditatëve, në KQZ për arsye krejtësisht politike, është ndryshuar udhëzimi administrativ i vitit 2012, që ka të bëjë pikërisht me caktimin e panelit brenda KQZ-së që bëjnë përzgjedhjen dhe propozimin për KQZ”, ka thënë Kurteshi, raporton “Epoka e re”.

Ai ka thënë se ndryshimi i rregullave pasi ka filluar procesi paraqet shkelje. “Askush nuk ndryshojnë rregullat e lojës pasi të fillon loja. Kjo është shkelja që e ka bërë KQZ-ja. Për shkak që kanë pasur një marrëveshje paraprake për një kandidat të caktuar nga përfaqësues politikë të koalicionit qeverisës me ndihmën e PDK0së, kanë përzgjedhur një person”, ka deklaruar Kurteshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-mbrojtësi i Manchester United, braziliani Rafael, ka dhënë një intervistë…