Kurteshi: Pa reforma në arsim nuk mund të ketë as përmirësim të cilësisë së arsimit 

20 prill 2018 | 21:55

Kryetari i Komisioni parlamentar për Arsim, Ismajl Kurteshi, ka thënë në emisionin “Përballje” se gjendja e arsimit në Kosovë nuk është e mirë sepse këtë e ka potencuar edhe raporti i BE-së për Kosovën dhe se dhe puna në teren tregon që nuk kanë lëvizur gjërat në sistemin e arsimit.

“Duhet të ketë mbështetje në arsim, investime, mbështetje mësimdhënësve, buxhet e mbi të gjitha duhet të ketë kontroll më shumë”, ka thënë Kurteshi.

Sipas tij, duhet të ketë garë për cilësi e jo garë për teste e rezultate.

“Cilësia në arsim nuk ka ndryshuar… Pa reforma në arsim nuk mund të ketë as përmirësim të cilësisë së arsimit e as rezultate të mira as në Testin PISA”, ka thënë Kurteshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës e Teknologjisë ka thënë…