Kurti: 61% ishte rezultati i VV-së me partnerë në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Vushtrri

20 maj 2026 | 11:55

Kryetari i LV-së, Albin Kurti, ka postuar një video gjatë një takimi që ka pasur mbrëmë me qytetarët në Vushtrri.

“61% ishte rezultati i VETËVENDOSJE!-s me partnerë në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Vushtrri. Më 7 qershor krejt Vushtrria edhe një herë 116, e gjithë Kosova si Vushtrria”, ka thënë Kurti.

Ai ka theksuar se në kuadër të punëve të tyre të mira për këtë qytet të vjetër me traditë në sport e kulturë, javën e kaluar nënshkruan kontratën për rindërtimin e stadiumit “Ferki Aliu”.

“Klubit të Futbollit “Vushtrria” i urojmë suksese në rrugën drejt rikthimit në Superligë. Ju faleminderit për mikpritjen e ngrohtë mbrëmë dhe mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete e AAK-së, Albana Bytyqi, ka bërë me…