Kurti: A është Serbia gati të krijojë asociacione të shumicës shqiptare, rumune, hungareze e boshnjake?

04 nëntor 2022 | 13:17

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në Berlin se nuk do të ketë asociacion në baza etnike.

Ai duke folur para gazetarëve pas Samitit të Ballkanit Perëndimor, ka theksuar se vetë Serbia nuk është e gatshme që të krijojë asociacione komunash.

“Komunitete ka edhe në Serbi. A është Serbia e gatshme të ketë bashkësi komunash ku shumica e popullsisë janë shqiptarë, rumunë, hungarezë, boshnjakë, etj? Nuk mund të kërkosh diçka nga dikush tjetër dhe këtë nuk e bën në shtëpinë tënde”, është shprehur Kurti.

Sa i përket Asociacionit të komunave serbe, Kurti ka përsëritur qëndrimin se ky asociacion nuk e ka kaluar në Gjykatën Kushtetuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është anuluar seanca gjyqësore ndaj ministres se Ministrisë së Industrisë,…