
Kurti akuzon deputetët e ish-opozitës për shkeljen e Kushtetutës
16 qershor 2025
| 12:09
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka akuzuar deputetët e partive të tjera për bojkotimin e votimit drejt konstitumit të Kuvendit të Kosovës.
“Unë çdo herë shkoj që ta konstituojmë Kuvendin. Ata që vijnë, por bojkotojnë duke mos votuar, nuk e di pse vijnë. Për bindjen time, ardhja në vazhdimet e seancave dhe bojkotimi i votimit politikisht është sjellje e papërgjegjshme dhe juridikisht shkelje e Kushtetutës”, ka thënë Kurti pas përfundim të vënies së gurthemelit të QKMF-së në Shtime.
Ai ka thënë se pasi të formohet Kuvendi, përgjegjësia e tij do të jetë formimi i qeverisë së re. Deri atëherë, sipas tij vendi do të qeveriset nga qeveria në detyrë.