Kurti: Askush nuk ka të drejtë të diskutojë për kufijtë e Kosovës

05 shtator 2018 | 11:27

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se kufijtë e Kosovës duhet të konsiderohen të Republikës së Kosovës dhe asnjë person sipas tij nuk ka të drejtë të diskutojë për kufij.

Në këtë kontekst, Kurti ka thënë se takimet e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me homologun serb, Aleksandër Vuçiqin janë ilegale, pasi sipas tij Thaçi ka shkuar në Bruksel pa mandatin e Kuvendit.

Sipas tij, deklaratat e presidentit Thaçi për korrigjimin e kufijve dhe se marrëveshja do të jetë e dhimbshme ka tendenca që ta kthejë Kosovën në vitin 2007.

“Këto orvatje të presidentit janë sulm mbi shtetësinë tonë. Ai i cili e kërkon i pari shkëmbimin territorial ai heq dorë nga një pjesë e territorit të vet… Kanë heq dorë nga veriu e Luginën nuk kanë me marr”, ka thënë Kurti në tryezën me temën “Loja me Kufij: Luftë apo Zgjidhje në Ballkan”, e cila është organizuar nga emisioni “Jeta në Kosovë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas 16 vjetësh karrierë në NBA, ku fitoi edhe katër…