Kurti: Austria dhe Kosova kanë lidhje të forta historike

23 nëntor 2021 | 14:05

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot homologun e tij austriak, Alexander Schallenberg, të cilit i ka uruar marrjen e detyrës së re.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar Austria dhe Kosova kanë lidhje të forta historike, kulturore dhe politike, të cilat do të vazhdohen.

“Sot pata kënaqësinë të përgëzoj kancelarin Alexander Schallenberg për detyrën e tij të re dhe për të diskutuar me të mënyrat për të thelluar marrëdhëniet tona shumë të mira dypalëshe. Austria dhe Kosova kanë lidhje të forta historike, kulturore dhe politike, të cilat qeveria jonë do të vazhdojë t’i mirëmbajë”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot rezultatet përfundimtare të…