Kurti me bashkëpunëtorë nderojnë figurën e Ukshin Hotit (Foto)

16 maj 2018 | 13:42

Me rastin e 19-vjetorit të rrëmbimit pas lirimit nga burgu të veprimtarit Ukshin Hoti, një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje ka nderuar figurën e tij tek shtëpia muze në Krushë të Madhe në Rahovec.

Ky delegacion është përbërë nga kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti bashkë me aktivistë të qendrave të Rahovecit, Prizrenit e Gjakovës si dhe deputetët Saranda Bogujevci, Arbër Rexhaj, Drita Millaku, profesorin Hysamedin Feraj, veprimtarin Gani Krasniqi, Ismet Gashin, babain e dëshmorit Bekim Gashi, kryetarin e qendrës së Prizrenit, Artan Abrashi dhe asaj të Rahovecit, Dërvish Çadraku.

Në fletoren që mbledh mendimet dhe kujtimet mbi Ukshin Hotin, kryetari Kurti ka shënuar: “Çdo vit vijmë më 16 maj këtu. Në mes të luftës, u rrëmbye posa u lirua nga burgu. 19 vjet më vonë nuk e dimë ku është fizikisht baca Ukë, prof. Ukshin Hoti, por çdo ditë e ndjejmë në zemrat e mendjet tona, kur flasim e veprojmë për kombin e shoqërinë, lirinë e demokracinë, luftën e paqen, sipas mësimeve të tij, që nuk përfundojmë së mësuari, sepse i rifillojmë së lexuari. Lavdi Ukshin Hotit, për jetën
dhe veprën që i bëri bashkë, për të na bërë bashkë neve!”.

/Epoka e re/

Image may contain: 5 people, people standing, suit, wedding and outdoorImage may contain: 2 people, people standing, wedding, suit and outdoorImage may contain: 8 people, people smiling, people standing and suitImage may contain: 8 people, people smiling, people standing, suit and indoorImage may contain: 3 peopleImage may contain: 9 people, indoorImage may contain: one or more people and indoorImage may contain: 2 people, indoorImage may contain: 1 person, standingImage may contain: 2 people, people sitting and indoorNo automatic alt text available.Image may contain: 3 people, people standing and suitImage may contain: 2 people, people standing, shoes and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra që do të shpallet fituese e Ligës së Evropës…