Kurti bën homazhe te varri i Adem Demaçit dhe Astrit Deharit në ditën e lindjes së tyre

26 shkurt 2021 | 11:41

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, bashkë me disa anëtarë të partisë së tij, kanë bërë homazhe tek varri i Astrit Deharit dhe Adem Demaçit, në ditën e lindjes së tyre.

Kurti dhe delegacioni i prirë nga ai, kanë vendosur lule të freskëta te varret e tyre.

“Astrit Dehari e Adem Demaçi kanë sot ditëlindjen. Kosova mes Luftës së Dytë Botërore dhe pavarësisë nuk mund të kuptohet pa Demaçin, ndërsa Kosova e pas pavarësisë dhe deri në ardhmëri nuk mund të kuptohen pa Astritin. Njëri e kuptimëson më shumë tjetrin, i pari të ardhmen në histori dhe i dyti historinë në ardhmëri. Sot, i gëzojmë ditëlindjet e tyre, ashtu siç presim t’i gëzojmë përplot ditë në Kosovën tonë përmes punës e angazhimit që motivohet nga këto dy figura. Në nderë të tyre, një delegacion i prirë nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh, kryeministri në ardhje, Albin Kurti, bëri sot homazhe duke vendosur lule të freskëta te varret e tyre”, ka njoftuar Vetëvendosja.

May be an image of 3 people

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd – Prishtinë…