Lajçaku javën e ardhshme viziton Kosovën

26 shkurt 2021 | 11:37

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd – Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor në javën e parë të marsit.

Duke filluar vizitën e tij në Kosovë nga 1 deri më 3 mars, ai do të vazhdojë vizitën në  Serbi nga 3 deri me 4 mars dhe gjithashtu do të vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal nga 4 deri në 5 mars.

Lajçaku planifikon të takohet me udhëheqjen politike të tre partnerëve të Ballkanit Perëndimor, si dhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në terren.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dje mediet serbe kanë raportuar se Shtetet e Bashkuara të…