Kurti bëri homazhe te varri i Ejup Statovcit

19 tetor 2019 | 23:42

Me rastin e 20-vjetorit të vdekjes së rektorit Ejup Statovci, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, të shtunën ka bërë homazhe te varri i tij.

Kurti përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Statovci ka lënë një zbrazëti të madhe si në botën akademike dhe mësimdhënien universitare, po ashtu edhe në skenën politike institucionale e në moralin publik intelektual.

Shkrimi i plotë i tij:

Sot u mbushën 20 vjet pa Rektorin e Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Ejup Statovcin. Te varri i tij bëmë homazhe dhe vendosëm lule të freskëta. Ai ka lënë një zbrazëti të madhe si në botën tonë akademike dhe mësimdhënien universitare, po ashtu edhe në skenën politike institucionale e në moralin publik intelektual.

Në vitet e ’90-ta Rektori Statovci ia ka ruajtur autonominë Universitetit të Prishtinës, si Universitet i Republikës së Kosovës, por, gjithashtu, edhe ia ka mirëmbajtur cilësinë shkencore, profesionale e kulturore fakulteteve dhe administratës. Ishte në ballë të universitetit më 1991 kur duhej rifilluar ai pas dëbimit nga objektet tona zyrtare, dhe, në ballë të protestave më 1997 kur duhej mbrojtur universiteti dhe studentët.

Roli dhe rëndësia e Prof. Ejupit në historinë më të re të Kosovës vazhdojnë të ngelen të pastudiuara mjaftueshëm dhe të pavlerësuara sa duhet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti amerikan i Shtetit, përmes një reagimi ka shprehur zhgënjimin…