Kurti: Çështja e të pagjeturve nuk mund të pres
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se në dialogun me Serbinë, çështja e të pagjeturve është temë e cila nuk mund të pres.
Ai ka thënë se vetëm kjo temë është urgjente për Kosovën.
“Unë jam informuar nga profesori Bislimi për takimet përgatitore të një dialogu që do të ketë një kapitull të ri, veç se ekziston një çështje që nuk mund të prej e kjo është çështja e të pagjeturve. Bashkë me zëvendëskryeministrin Bislimi ka udhëtuar edhe udhëheqësi i delegacionit dhe komisionit për të pagjeturit, Andin Hoti. Nuk mund të presim marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohje reciproke me Serbinë kur janë në pyetje familjarët e 1630 qytetarëve të Kosovës që janë të pikëlluar që nuk i kanë më të dashurit e tyre edhe 22 vite më vonë, ku më e keqja nuk e dinë ku janë ata e edhe nëse e dinë që janë të vdekur nuk i kanë eshtrat e tyre”, ka deklaruar Kurti.
Këto komente Kurti i ka bërë pas vizitës në Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).



