Kurti dhe Konjufca në qeverinë teknike s’mund ta ushtrojnë as detyrën e deputetit

26 mars 2020 | 08:21

Me 82 vota për, 32 kundër dhe 2 abstenime, Kuvendi i Kosovës ka votuar mbrëmë, pas një seance të gjatë, me debate për dhe kundër, rrëzimin e Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti. Tash e tutje qeveria aktuale do të jetë qeveri në detyrë deri në formimin e një qeverie të re,  e cila, sipas shumë analistëve, do të formohet shpejt dhe do të jetë qeveri teknike ose gjithëpërfshirëse. Në rast se bëhet njëra nga këto, shumë prej ministrave do të mbesin edhe pa postin e deputetit. Natyrisht, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, të cilët nuk do të mund të jenë deputetë në Kuvendin e Kosovës në rast se krijohet qeveri teknika ose gjithëpërfshirëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, pas votimit për rrëzimin…