Kurti: Diskriminimi nuk ka vend në shoqërinë tonë

17 maj 2020 | 22:37

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se sonte në ditën ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, ndërtesa e Qeverisë është ndriçuar me ngjyrat e ylberit.

Kurti ka shkruar në llogarinë e vet në “Twitter” se në shoqërinë e Kosovës nuk ka vend për diskriminim..

“Sonte Qeveria e Kosovës është ndriçuar me ngjyrat e ylberit. Diskriminimi nuk ka vend në shoqërinë tonë dhe askush nuk duhet të gjykohet për atë që janë”, ka shkruar kryeministri Kurti.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi janë lajmëruar policia maqedone nga simotra e tyre zvicrane,…