Bicikletat e vjedhura në Zvicër zbulohen në Maqedoni

17 maj 2020 | 22:36

Pasi janë lajmëruar policia maqedone nga simotra e tyre zvicrane, është lëshuar mandat kontrolli për ta bastisur një shtëpi të një qytetari stumicas.

Kjo ka ndodh pasi që bicikletat kishin gps të montuar.

Më datë 14.05.2020 në bazë të urdhërit të Gjykatës Themelore në Strumicë, pas informacioneve të shkembyera paraprake me policinë zviceranr, policia ka kryer kontroll në shtëpinë e 26 vjeçarit T.B. nga Novo Sella e Strumicës.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar bicikletat GT Force dhe BMC FS01, të vjedhura në Zvicër. Policia po punon për ndriçimin e plotë të rastit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbretëria e Bashkuar ka raportuar për 170 të vdekur nga…