Kurti: Do ta respektojmë aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese

09 prill 2020 | 14:07

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me rastin e Ditës së Kushtetutës së Kosovës, ka thënë se Kushtetuta e shtetit i paraprinë pushtetit.

Ai ka vlerësuar se Kushtetuta është si dyshemeja e tavani i qeverisjes demokratike dhe i funksionimit e i rregullimit institucional.

Por sipas tij,  Kushtetuta e Republikës së Kosovës lë aq shumë për të dëshiruar, që nga mënyra e hartimit e deri te mangësitë dhe pabarazitë.

“Kushtetuta është themel i Republikës vetëm atëherë kur Republika është thelb i Kushtetutës”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Kurtit:

Kushtetuta e shtetit i paraprinë pushtetit, ajo është si dyshemeja ashtu edhe tavani i qeverisjes demokratike dhe i funksionimit e i rregullimit institucional, por Kushtetuta e Republikës së Kosovës lë aq shumë për të dëshiruar, që nga mënyra e hartimit e deri te mangësitë dhe pabarazitë. Kushtetuta është themel i Republikës vetëm atëherë kur Republika është thelb i Kushtetutës.

Megjithëkëtë, kushtetutshmëria është vlerë që duhet respektuar përditë përveçse tekst betimi që shqiptohet një herë. Andaj sot me 9 prill shënojmë ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës në përvjetorin e saj të dymbëdhjetë.

Andaj do ta respektojmë aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, që pas 13 prillit masat e ndërmarra kundër shpërndarjes pandemike të COVID-19 të mos bien në kundërshtim me ngrehinën aktuale juridiko-kushtetuese të Republikës sonë. Natyrisht, gjithmonë duke përmbushur obligimin tonë për mbrojtur deri në maksimum jetën dhe shëndetin e qytetarëve tanë, si dhe mirëqenien ekonomike të bizneseve dhe punëtorëve të vendit.

Kushtetuta e shtetit i paraprinë pushtetit, ajo është si dyshemeja ashtu edhe tavani i qeverisjes demokratike dhe i…

Gepostet von Albin Kurti am Donnerstag, 9. April 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është arrestuar  i dyshuari me inicialet G.K. nga fshati Bërnjak…