Kurti: Dy vjet që nga zgjedhja e qeverisë, buxhetit iu shtuan 760 milionë euro

22 mars 2023 | 11:29

Në fjalimin në dyvjetorin e marrjes së detyrës si kryeministër, Albin Kurti të mërkurën ka numëruar ato që i ka cilësuar si pengesa në punën e qeverisë që ai udhëheq dhe sukseset që ka thënë se janë arritur.

Në mesin e pengesave ai ka numëruar pandeminë, telashet me furnizim me vaksina, krizën energjetike e krizën ekonomike pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Pavarësisht këtyre, ai ka thënë se ka pasur suksese të qeverisjes duke përmendur vaksinimin e shpejtë e rritjen ekonomike.

Shefi i ekzekutivit ka përmendur këtu edhe subvencionimin e faturave të rrymës e “disa masa të punësimit”.

“Nesër në këtë kohë bëhen dy vjet nga dita e parë e shërbimit tonë. Shpresa për më mirë dhe besimi që ajo mund të arrihet janë edhe shkaku edhe arsyeja se pse ne jemi këtu. Të zgjedhurit e popullit, për të bërë ndryshimin me një kabinet të përzgjedhur për të realizuar potencialin. Sot pandemia Covid-19 për shumë prej nesh edhe mund të na duket si një kujtim i largët, por është dhembja për humbjen e familjarëve e miqve që na kujton rrezikun që kemi jetuar vetëm dy vjet më parë. Dy vjet më parë, në mars të vitit 2021 për fat të keq të qytetarëve tanë, Kosova nuk kishte asnjë kontratë për vaksina. E tillë ishte e vetmja në rajon pasi qeveria paraprake kishte dështuar t’i sigurojë ato. Virusi korona ishte shkaktuar i krizës globale, mbyllja që ishte për të menaxhuar shkallën e shpërndarjes kishin ulure dhe aktivitetin ekonomik”, ka theksuar Kurti, raporton “Ekonomia Online”.

Kryeministri Kurti theksoi se ekonomia botërore praktikisht pauzojë dhe qytetarët të mbyllur e kishin të pasigurt të ardhmen e tyre.

“Në fund të vitit 202 kontinenti i Evropës po ballafaqohej me energji elektrike, më pak energji në treg nënkuptonte rritje të çmimit. Fillimi i vitit 2022 përshkoi Evropën, por jo befasisht. Agresioni publik dhe diplomatik ndaj Ukrainës më 24 shkurt mori atë ushtarak-tradicional. Energjia elektrike qe mundëson prodhimin dhe nafta që mundëson transportin e produkteve të prodhuara njëra në fillim e tjetra në fund të zhvillimit, ndikuan drejtpërdrejtë në inflacion. Në mungesë të kapaciteteve të mjaftueshme të gjenerimit të energjisë-elektrike dhe ndaj produkteve, zhveshi paturpësisht këtë qeverisje. Vendi kishte nevojë për rikthim, rikuperim e ringjallje. Qeverisë sonë iu deshën vetëm dy muaj, ku ndërruam dhe negociuam kontratën me Pffizer për vaksina. Siguruam 2 milionë sosh, bashkë me ndihmën dhe donacionet e partnerëve tanë. Përkundër vështirësive nga pandemia, kriza nga lufta në Ukrainë rritja mesatare ekonomike për këto dy vite ka qenë prej 7 për qind, që ishte më e lartë se çdo rritje tjetër mesatare për dy vite tjera rresht që nga shpallja e pavarësisë. Buxhetit iu shtuan 760 milionë euro për dy vite, e ekonomisë 2.3 milionë euro”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e ka emëruar bordin e ri të ndërmarrjes publike…