Kurti e Konjufca takohen me O’Connellin, flasin për zhvillimet politike në vend

06 shkurt 2018 | 16:53

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me shefin e grupit parlamentar të kësaj lëvizje, Glauk Konjufca, kanë pritur në takim ambasadorin e Britanisë Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Në takim është diskutuar për situatën e përgjithshme në vend, me theks të veçantë për zhvillimet e fundit politike e institucionale.
Kurti e Konjufca e kanë njoftuar ambasadorin O’Connell me qëndrimet dhe idetë e Lëvizjes Vetëvendosje për daljen nga kriza në të cilën ndodhet Kosova.

Vëmendje e veçantë në këtë takim i është kushtuar nevojës për reformën në drejtësi si parakusht për luftimin e suksesshëm të korrupsionit dhe krimit.

Të dy palët kanë potencuar rëndësinë e marrëdhënieve sa më të mira si dhe bashkëpunimin sa më të ngushtë në mes të Republikës së Kosovës dhe Britanisë së Madhe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekspertët e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për krime…