Kurti e mbajti premtimin se do të bisedojë me serbët e Kosovës, po bisedon me Radojçiqin

19 korrik 2023 | 08:33

Zana Avdiu, aktiviste, ka deklaruar në Pressing të T7 se përgjimet ku përfshihet shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, “shfaqin hipokrizinë e Lëvizjes Vetëvendosje”.

Madje ajo me ironi tha se Kurti e ka mbajtur një premtim kur ka thënë se “do të bisedojë me serbët e Kosovës”, duke shtuar se po bisedojnë me Milan Radojçiqin.

”Kur i dëgjoj ato premtime e shoh një premtim të mbajtur të kryeministrit Kurti dhe e ka mbajtur premtimin duke folur me Radojçiqin”, ka thënë ajo.

Më tutje, Avdiu deklaroi se LVV-ja po përballet me “demonin që e ka krijuar”.

“Vetëvendosje me këto përgjime po përballet me demonin që e kanë krijuar vetë. Secilin premtim që e kanë dhënë ose kauzë ata kanë dlaur kundër Listës Serbe. Më e madhe e këtyre përgjimeve është shfaqja e hipokrizë së Qeverisë, sepse ata kanë nxitur eufori te shqiptarët, kanë nxitur urrejtje”, ka deklaruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Doarsa Kica-Xhelili, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka…