Kurti e telefonon kryetaren e Tetovës
08 shtator 2021
| 23:18
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sonte një bisedë telefonike me kryetaren e Komunës së Tetovës për ngjarjen e rëndë në një spital modular atje.
Eksplodimi i fuqishëm duket që ka marrë shumë jetë njerëzish, kryesisht pacientë.
Kryeministri Kurti i shprehu ngushëllime kryetares Arifi për këtë tragjedi dhe gatishmërinë për ndihmë, për çfarë kryetarja Arifi e falënderoi kryeministrin.



